Thaçi: Korrigjimi i kufijve duhet të përshpejtohet
Kosova E Premte, 10 Shtator 2021 12:51
Në Kosovë, presidenti Hashim Thaçi tha se çështja e korrigjimit të kufijve duhet të përshpejtohet, në mënyrë që Lugina e Preshevës të integrohet në territorin e vendit, ndërsa nënvizoi se korrigjimi shmang edhe idetë e Beogradit dhe Rusisë për ndarjen e Kosovës. Por, idetë e tij po vazhdojnë të kundërshtohen nga politikanë në Kosovë, të cilët thonë se një gjë e tillë është e parealizueshme.