Thaçi: Kroacia, partnere strategjike e Kosovës

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim pune me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkoviçin.

“Për ne, Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është ndër aktorët kryesorë rajonalë dhe partnere strategjike e Kosovës në përpjekjet e përbashkëta për forcimin e stabilitetit dhe paqes në rajon”, ka deklaruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Thaçi ka bërë me dije se, Kosova ndan me Kroacinë pikëpamje të përbashkëta mbi zhvillimet në rajon, veçanërisht në orientimin euroatlantik dhe në përballjen me sfidat e sigurisë.

SHKARKO APP