Thaçi kujton Rambujenë dhe bën thirrjen e fortë: Të bashkohemi!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar Konferencën e Rambujesë, e cila 20 vite më parë vendosi që trupat e NATO-s të zbarkonin në Kosovë për të ndaluar regjimin dhe spastrimin etnik të Sllobodan Millosheviçit të kryer mbi popullsinë civile shqiptare.

Me një reagim në “Facebook”, presidenti i Kosovës thekson se kjo marrëveshje finalizoi çlirimin e vendit, arritje kjo e cila u bazua tek sakrificat dhe përpjekja e gjithë shqiptarëve. Ai bën apel për bashkim, ndërsa pohon se është momenti që Kosova të anëtarësohet në OKB, NATO dhe në Bashkimin Europian.

“Finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë. Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Bashkimi i spektrit politik në atë kohë dhe besimi i palëkundur te Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje pas negociatave të vështira dhe rraskapitëse. Sot, si 20 vjet më parë, duhet të bashkohemi të gjithë për të jetësuar ëndrrën e radhës – anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB”, shkruan Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?