Thaçi: Liderët e opozitës e kanë kaluar vijën e kuqe, nuk do ketë tolerancë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar krerët e opozitës se nuk do të ketë më tolerancë ndaj veprimeve të dhunshme.
“Vlerësoj se është e drejt e secilit të protestoj por duhet të ketë arsye për të protestuar. Këto dëmtime të pronave publike, të insticioneve të Kosovës që i kemi ndërtuar me mund e djersë, janë një atak ndaj shtetit të Kosovës. Këto kindapime që po ndodhin ndaj qytetarëve nga aktivistët e opozitarëve janë veprime paramilitare. Këto veprime të dhunshme të opozitës kanë kaluar në veprime paramilitare dhe fashizoide. Shteti i Kosovës ka kushtetutën dhe ligjet e veta dhe insticionet nuk do të dorëzohen para askujt. Pushteti nuk merret me armë dhe as me kindapime, por me votë të qytetarëve. Opozita e ka përjashtuar veten nga dialogu me këto veprime të dhunshme. Liderët opozitarë e kanë kaluar vijën e kuqe dhe tolerancën e institucioneve ndaj tyre. Ata duhet të mbushen mend dhe të jenë të vetëdijshëm se nuk do të ketë më tolerencë“, ka theksuar ThaçI nga Brukseli për Klan Kosovën.
KOHA JONË SONDAZH

