Thaçi: Marcon shpejt vjen për vizitë në Kosovë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Francë, presidenti Emannuel Macron i ka konfirmuar se së shpejti do ta vizitojë Kosovën
Ai tha se gjatë takimit me homologun e tij francez, në Pallatin Elysee, Presidenti Macron e ka siguruar për përkrahje të mëtutjeshme në rrugëtimin evropian të Kosovës.

Ky është shkrimi i Thaçit në Facebook:

Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga presidenti i Francës, Emannuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore.

Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE.

Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës.

Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën.

E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë.

Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës.

SHKARKO APP