Thaçi: Marrëveshja me Serbinë ka kuptim vetëm nëse na njohin si shtet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e pestë të ambasadorëve që po mbahet në Prishtinë ka folur sërish për çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë si dhe dialogun me këtë shtet.

Kreu i shtetit kosovar tha se marrëveshje përfundimtare me Serbinë është shumë vështirë, ndërsa shtoi se ajo mund të realizohet të arrihet dhe ka pak gjasa të ndodhë, por sipas tij arritja e një marrëveshje të tillë ka kuptim vetëm në Kosova njihet nga Serbia dhe anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi, ligjërisht e obligueshme nuk do të jetë e lehtë, por sipas tij, është e vetmja mundësi për të ecur para në integrimet euro-atlantike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Asnjëherë nuk kemi lejuar që në Bruksel të hapet çështja e shkëmbimit të kufijve…. S’ka ndarje, s’ka shkëmbim të territoreve, s’ka asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha Thaçi, por sipas tij, vetëm korrigjim të kufijve. Sipas tij, s’ka qenë i lehtë as demarkimi i kufirit me Maqedoninë, e as me Malin e Zi, shkruan telegrafi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne si Kosovë kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyer me fqinjët tanë. Dëshirojmë të ndërtojmë marrëdhënie fqinjësore edhe me Serbinë dhe të ecim drejt integrimeve euro-atlantike”, tha presidenti.

Sipas tij, aktualisht është krijuar një momentum i ri ndërkombëtar për një marrëveshje Kosovë-Serbi, ligjërisht e obligueshme dhe të mbyllet kapitulli i luftës ndërmjet dy vendeve.

Ai tha se është momenti i hapjes së temës së bashkëngjitjes së territorit të Luginës me Kosovën. Presidenti i vendit më tej tha se çdo hap i palës kosovare do të jetë i bashkërenduar me bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-të dhe Brukselin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?