Thaçi mbetet në burgun serb, Gjykata Speciale i refuzon lirimin
Edhe Gjykata Speciale në Beograd ka refuzuar kërkesën për anulimin e arrestit të Drejtorit Rajonal të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thacit
“Me vendimin e gjyqtarit për procedurë paraprake me 13 tetor është refuzuar propozimi i palës mbrojtëse të të pandehurit për përfundimin e arrestimit”, ka thënë zëdhënësja e kësaj Gjykate, Tanja Koljensic për mediat serbe.
Një gjykatë në qytetin e Nishit në Serbinë jugore i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh drejtorit rajonal të policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaci.
Gjykata në Nish tha se masa e paraburgimit u vendos për shkak të “rrezikut të ikjes nga drejtësia”.
Thaqi është arrestuar me datën 28 shtator me vendim të Gjykatës së Lartë në Nish që sipas tyre kishte një fletë arrest të lëshuar në vitin 2010.
Thaqi më pas u transferua në Beograd me datën 10 tetor, ku u theksua se ndaj tij po bëhet një hetim për si i dyshuar për vepër penale, terrorizëm/Express