Thaçi mund të thërrasë seancën konstituive brenda 30 ditësh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është njoftuar zyrtarisht nga KQZ në lidhje me çertifikimin e rezultatit zgjedhor, gjë që i jep atij mundësinë të thërrasë seancën për konstituimin e Parlamentit të ri brenda një afati 30-ditor. Njoftimi i Presidentit vjen në një kohë kur situata politike mbart ende shumë paqartësi në lidhje me forcën politike që do të jetë e aftë të formojë kabinetin qeverisës, ndërkohë që sipas Kushtetutës, mandati fillimisht i takon koalicionit PAN.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të Kosovës ka njoftuar zyrtarisht Presidentin e Republikës, Hashim Thaçi, në lidhje me çertifikimin e rezultatit zgjedhor gjë që i jep mundësinë kreut të Shtetit për të thirrur seancën konstituive.

Në bazë të Kushtetuës, Presidenti mund të kërkojë mbajtjen e një séance të tillë brenda një afati 30 ditor, ndërkohë që data duhet të caktohet pas një proçesi konsultativ ku merret mendimi i të gjitha partive.

Paralelisht me zyrën e Presidencës është njoftuar edhe Kryesia e Kuvendit.

Njoftimi i Presidentit nga ana e KQZ-së vjen në një kohë kur situata politike vijon të mbetet disi e paqartë.

Rezultati zgjedhor dhe Kushtetuta garanton se mandati për formimin e qeverisë do t’i takojë fillimisht subjektit fitues që koalicioni PAN, një bashkim forcash ky mes PDK-së së Kadri Veselit, AAK-së së drejtuar nga Ramush Haradinaj si dhe NISMA që udhëhiqet nga Fatmir Limaj.

Ky grupim do të ketë shansin e parë për të krijuar shumicën e nevojshme parlamentare.

Ndërkohë, menjëherë pas PAN rradhitet Lëvizja Vetvendosje, e cila do të ketë një mundësi për të formuar kabinetin në rast diçka e tillë nuk do të arrihet nga Ramush Haradinaj.

SHKARKO APP