Thaçi: Na ka humbur durimi me BE, të realizohet bashkimi kombëtar

Durimit të Kosovës me Bashkimin Europian për liberalizimin e vizave duket se i ka ardhur fundi.

Një gjë e tillë u shpreh qartë nga presidenti Hashim Thaçi, i cili vijon të mbështesë idenë e tij për bashkim kombëtar me Shqipërinë.

“Në këto rrethana të mosvendimmarrjes mbi të ardhmen e shpejtë të Kosovës në NATO dhe BE shtrohet nevoja të realizojmë objektivin dhe vullnetin e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, bashkimin kombëtar”, deklaroi Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai gjithashtu theksoi nevojën për zbardhjen e të gjitha krimeve serbe që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë: “Kosova po hyn në dekadën e dytë të lirisë, por ende me plagët e luftës që nuk janë shëruar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komentet e Thaçit erdhën gjatë përurimit të shtatoreve të dy heronjve, Rasim Kiçina dhe Bedri Shala në Drenas.

Më herët presidenti i Kosovës iu përgjigj dhe deklaratës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiç, e cila tha se “shqiptarët janë njerëz që vijnë nga mali”.

Duke kërkuar nga BE-ja që të dënojë këtë gjuhë raciste, ai tha se kjo deklaratë nxit urrejtje dhe minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim mes dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?