Thaci nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”c
Zv/Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaci është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.
Në ceremoni ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ministrja e Arsimit dhe e Sporteve të Shqipërisë Lindita Nikolla, ish-kryeministri Pandeli Majko, kryetarja e komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, pedagogë e studentë etj.
Gjatë fjalës së tij Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule iu referuar marshimit të djeshëm në Paris, ku sipas tij roli dhe shëmbulli që kanë dhënë shqiptarët në arënën ndërkombëtare ishte shumë i madh, për tolerancën dhe harmoninë fetare.
Titulli iu dha Thaçit me motivacionin për kontributin e shquar, reformat e thella në lirinë e vendit si dhe zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës si dhe kontributit ndërkombetar.
Duke nënvizuar rolin e Thaçit në Qeverinë e Kosovës, rektori Dhori Kule u ndal në kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall më 17 shkurt 2008 kur Thaçi si kryeministër drejtoi të gjithë prosin politik dhe diplomatik.
“Dua të konfirmoj se Universteti i Tiranës ka marrëvshje bashkëpunimi me Kosovën , për lëvizjen e studentëve nha trojet në Shqipëri, shëmbimet etj’, tha Kule.
Ndërsa nga ana e tij, zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se “marrja e këtij titulli është një mirënjohje s thellë dhe nderim pasi liria gjëndet e mbrojtur sidomos në ambjentet e universitetit”.
Ai shtoi se “përveçse kam lidhje shpërtërore me Shqipërinë, tanimë do të kem dhe lidhje formale me të që konsiston dhe në marrjen e këtij titulli”.
Gjithashtu Thaçi shprehu dhe përkrahjen që Kosova ka marë nga Shqipëria, pavarsi që sipas tij, nuk do të ishte bërë e mundr pa bashkpunimin me Shqipërinë.
Thaçi u shpreh se këtë çmim ia dedikon bashkëtshetarëve të tij që dhanë jetën për liri.