Thaçi në “Croatia Forum” në Dubrovnik

 Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të politikës së jashtme “Croatia Forum 2015”, që në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë prej sot deri më 11 korrik po mbahet në Dubrovnik.

Lajmin për pjesëmarrjen e vet në këtë Forum, Thaçi e ka bërë të ditur përmes llogaris së tij në facebook, ku ka shkruar:

“Kënaqësi të jem në “Croatia Forum 2015” që është etabluar si forum i rëndësishëm në të cilin personalitetet më të larta të botërore diskutojnë mbi temat më të rëndësishme për mbarë globin.

Këtë vit, kryetarë shtetesh, 25 ministra të jashtëm dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare nga e gjithë bota do të debatojnë mbi domosdoshmërinë për politika të reja zhvillimore.

Jam i nderuar që të jem në panel me homologët nga rajoni, shtetet e BE-së dhe më gjerë, të diskutojmë për nevojën për t’i përdorur në mënyrë sa më efektive financat në dispozicion dhe të definojmë prioritetet e reja për globin. I mirëpres diskutimet informuese dhe inkurajuese”, ka shkruar Thaçi. 

SHKARKO APP