Thaçi në Hagë, BE kërkon vazhdimësi në Kosovë në rrugën e saj evropiane

Zëdhënësi i komisionit të jashtëm, Peter Stano, ka reaguar pas ngjarjeve më të fundit të ndodhura në Kosovë.

Stano përmes një postimi në TWitter është shprehur se e mirëpret vendimin që ish- presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vendosur të bashkëpunojë me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

BE mbështet fuqimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Bashkëpunimi i plotë me këto institucione është thelbësor si një demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundimin e ligjit, i cili nga ana tjetër është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe për angazhimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në tërësi”, shkruan Stano.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera ai ka theksuar se pas dorëheqjes së Presidentit Thaçi, ne kemi besim te përfaqësuesit e Kosovës për të siguruar vazhdimësinë e institucioneve, në përputhje me ligjet e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?