Thaçi: Nëse më vlerësojnë me paanshmëri, do të dalin në përfundimin se s’kam bërë asnjë krim!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thyer heshtjen pas 3 ditësh duke folur pas seancës së 4-t të pyetjeve dhe dëshmisë së tij lidhur me luftën ndaj Serbisë dhe aktakuzës. Thaçi tha se nuk mund të japë informacione për çfarë është pyetur por konfirmoi se nuk ka pasur pyetje për Shtëpinë e Verdhë dhe pasluftës.

“Kisha mundësinë që të jap sqarime për të gjitha çështjet e aktivitetit tim gjatë luftës. Gjatë këtyre katër ditëve jam munduar të sqaroj dhe të jap informacione për përgjegjësit e mia gjatë luftës. Përkundër faktit që dëshmia ime ka zgjatur shumë, konsideroj se kemi pasur seanca produktive. I mbetet prokurorit dhe gjykatësit të vlerësojnë me panshmëri dëshminë time. Nëse e bëjnë një gjë të tillë në mënyrë profesionale e të paanashme mund të vijnë në përfundimin se unë nuk km bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduara”, ka thënë ai.

Më tej ai thotë se lufta e Kosovës ka qenë luftë e drejtë dhe historinë nuk ka mundur ta rishkruajë askush,

“Lufta jonë ka qenë luftë e drejtë sepse, ka qenë luftë për liri, kemi pasur mbështetjen e SHBA, BE dhe NATO , rrugëtim i suksesshëm tash e dy dekada dhe do të jetë përjetshëm. Historinë nuk mund ta rishkruaj askush, tha si sepse lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër, gjë për të cilën është shprehur krenarë,’’ tha Thaçi.

SHKARKO APP