Thaçi: Nuk do të lejojmë që gjenocidi serb të kalojë i pandëshkuar
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi, kërkon nga institucionet ndërkombëtare që të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur kujtojmë vajzat e djemtë, nënat e baballarët, motrat e vëllezërit dhe çdo të dashur tonë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur që nga lufta në Kosovë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve është jetike për familjet tona dhe për Republikën e Kosovës, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tone”.