Thaçi: Nuk ka aspirata për ndryshim të kufijve me Shqipërinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në seminarin e 93 të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë u pyet për raportet e Prishtinës me Tiranën.

Ai tha se raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe se kjo është një gjë e mirë. “Nuk kemi aspirata për ndryshim të kufijve me Shqipërinë, por vetëm të mbajmë raporte shumë të mira me këtë vend”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se Kosova ka si objektiv që të bëhet pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

SHKARKO APP