Thaçi: Nuk ka ndarje as ”Republika Srpska” në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Parisi ku është duke qëndruar me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, për të shënuar përfundimin e Luftës së Parë Botërore, ka folur për dialogu me Serbinë dhe idenë e korrigjimit të kufirit.

Thaçi ka thënë se një marrëveshje ligjërisht detyruese është e domosdoshme për përfundimin e dialogut me shtetin fqinj. ”Dialogu është për arritje të marrëveshjes paqësore mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai, duke vazhduar se ”pika e parë e marrëveshjes do të përfshinte njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.

Thaçi ka ritheksuar edhe një herë se në Paris nuk do të flasin për dialogun me presidentin Vuçiç. Duke folur për dialogun ka bërë të ditur se nuk do të ketë njohje reciproke ndërmjet të vendeve pa i njohur kufijtë. ”Nuk ka njohje pa i njohur kufijtë e njëri-tjetrit. Dy komisione kredibile të secilit shtet do të punojnë për demarkimin e kufirit, siç ka ndodh me Maqedoninë dhe Malin e Zi”.

Drejtpërdrejt nga konferenca e Thaçit në Paris

SHKARKO APP