Thaçi: Nuk kemi probleme me Malin e Zi, pse BE këmbëngul për demarkacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, ka thënë se qasja e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave është jo e drejtë.

“Këmbëngulja e BE-së është plotësisht i padrejtë. Për më tepër Mali i Zi dhe Kosova janë vende fqinjë dhe nuk kane asnjë problem mes veti”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Më tej ai ka shprehur “E konsideroj jo të drejtë këtë qasje të BE-së ndaj Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave. Pengesa që po ndodhin në këtë proces janë politike. Inkurajoj institucionet e vendit dhe partitë e vendit që ta tejkalojnë këtë proces”

Ai tha se ky izolim i padrejtë, në vend që të marrë fund, vetëm sa po vjen duke u bërë edhe më i ashpër.

“Kjo qasje është për keqardhje dhe dëmton rëndë procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

 

SHKARKO APP