Thaçi: Opozita nuk mund të zëvendësojë debatin në Kuvend me dhunë e protesta
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi i ka thënë opozitës se debati në Kuvendin e Kosovës nuk mund të zëvendësohet as me protesta e as me dhunë.
Ai pasi ka takuar kryetarin e Shtimes, Naim Ismajlin, ka thënë se protestat janë një e drejt demokratike, mirëpo ka deklaruar se nëse opozita ka argumente politike, sipas tij, ato duhet t’i shpreh në Kuvendin e Kosovës.
“Debati në Kuvendin e Kosovës nuk mund të zëvendësohet as me protesta, as me dhunë, as me shufra metalike. Është koha që të ulemi bashkërisht të debatojmë në Kuvendin e Kosovës, t’i shtyjmë prioritet që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, të fokusohemi në krimin e vendeve të punës, në zhvillimin ekonomik”, ka deklaruar Thaçi.
I pyetur nga gazetarët për deklaratat e politikanëve serbë, se ata mund t’i zëvendësojnë sa herë duan ministrat në Kosovë, zëvendëskryeministri Thaçi, është përgjigjur se është mirë që fokusi mos të jetë në këto deklarata. Ai ka thënë se politikanët serbë tashmë kanë dëshmuar se humbjet e tyre i festojnë si fitore.