Thaçi pas takimit me Kurtin: Kemi përafrime, në tavolinë do të jemi të bashkuar me një zë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me Presidentin Hashtim Thaci.

Në një deklaratë pas takimit, Thaçi tha se së bashku me kryeministrin Kurti kanë konstatuar se puna e përbashkët e liderëve mund ta çojë vendin përpara sa më shpejtë, duke theksuar se me Kurtin kishin më shumë gjëra që i përafrojnë sesa që i ndajnë.

“Konstatoj se takimi ka qenë i gjatë, përmbajtësor, shumë i hapur, ku janë diskutuar gjërat që kemi pasur këndvështrime konstruktive, për interesat nacionale për qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e vendit për reformat që duhet të ndodhin drejt perspektivës evropiane. Diskutuam për rolin dhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, gjithashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ka hapësirë dhe substancë të mjaftueshme që më shumë gjëra na përafrojnë sesa na ndajnë dhe të ruajmë miqësisht marrëdhëniet me SHBA-në. Besoj që Qeveria do të marrë vendime të shpejta e të qarta. Në tavolinë do të jemi të bashkuar me një zë”, u shpreh Thaçi.

SHKARKO APP