Thaçi përshendet Shqipërinë për marrjen e postit të Zv/ Presidentit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB
“Urime të gjithëve për ditën e të drejtave të njeriut dhe mirënjohje të veçantë për ata që përpiqen dita ditës për promovimin dhe respektimin e tyre. Populli ynë, si një ndër popujt që më së shumti ka vuajtur nga privimi i të drejtave të njeriut, është veçanërisht i ndjeshëm ndaj tyre. Prandaj jemi angazhuar që të garantojmë standardet më të larta të këtyre të drejtave qoftë në legjislacionin e vendit dhe qoftë në praktikë”, shprehet Thaçi.
Me këtë rast, vijon ai, dua gjithashtu të përshendes Gjermaninë të përfaqësuar nga miku im dhe i Kosovës, ambasadori Joachim Rucker, për marrjen e presidencës së Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB . “Po, ashtu përshendes edhe Republikën e Shqipërisë për marrjen e postit të Zv/ Presidentit në këtë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar”, thekson Thaçi.