Thaçi pi kafen e parë si President i zgjedhur, në Skenderaj
Hashim Thaçi edhe pse juridikisht nuk është President i Kosovës, por që prej ditës së djeshme ai pas tre raundesh në kuvend do të emërohet menjëherë pasi afati e Presidentes në detyrë të mbarojë.
Festa ka nisur që mbrëmë, ku simpatizantë dhe dashamirës të Thaçit janë gëzuar me lajmin dhe kanë nisur festimet. Edhe familjarët e tij e kanë pritur me emocion vendimin.
Sot gjatë mëngjesit Presidenti i zgjedhur i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zbardhur mëngjesin e parë të postit të ri në vendlindjen e tij, Skenderaj. Thaçi po qëndron në Skenderaj, teksa po shijon kafenë e mëngjesit në një bar kafe të këtij qyteti/ R.SH