Thaçi: Policia parandaloi sulmin terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur raportin “Trasparency Internationa” se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në Kosovë.
Në një postim në FB, duke iu referuar këtij raporti Thaçi tha se Policia e Kosovës ka parandaluar sulmin terrorist të planifikuar për ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Hashim Thaçi: Jam krenar që edhe “Transparency International” e tha atë që ne e kemi ditur qëmoti, se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në rajonin tonë e më gjerë.
Strukturat e sigurisë së Kosovës, çdo anëtar të Policisë së Kosovës i përgëzoj për këtë përkushtim dhe këtë sukses.
Ditë më parë, me një punë shembullore, ata parandaluan sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Ky ishte një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative.
Ky është një konfirmim tjetër i nivelit të lartë të përgatitjes së strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin.
Kërcënime të tilla, duhet të na bëjnë më të vendosur, edhe më të pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, të çfarëdo lloji.