Thaçi: Pres nga fituesit formimin e një Qeverie pro-europiane
Presidenti Hashim Thaçi, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për ndjekjen e standardeve më të larta demokratike gjatë procesit zgjedhor në Kosovë.
“Si President i Republikës pres nga fituesit e zgjedhjeve që të formojnë një qeveri pro-europiane për të adresuar shpejt prioritetet”, u shpreh Thaçi.
Vendvotimet në tërë territorin e Kosovës tashmë janë mbyllur ose janë në proces të përfundimit të procesit dhe numërimi i votave ka filluar.
Sipas exit-pollit të realizuar nga qendra Gani Bobi e porositur nga Klan Kosova, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka fituar zgjedhjet me rreth 40 për qind, Vetëvendosje 30 për qind dhe LDK-AKR-Alternativa 27 për qind.