Thaçi pritet me protesta para shtatores së Adem Jasharit në Tiranë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë pritur me protesta pranë shtatores së Adem Jasharit në Tiranë, ku edhe do të kryenin nderime.
Një grup protestuesish u kanë dalë përpara me parulla në duar, ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, “Tradhtia i paraprin korrupsionit”, dhe “Kufiri mes nesh është Jugosllavia”.
“Ceremoninë e nderimit të memorialit të Adem Jasharit në Tiranë nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, janë përpjekur ta prishin një grup i vogël të rinjsh që supozohet që ishin përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje. Mësohet se katër apo pesë studentë me fishkëllima kanë provuar të zhvendosin vëmendjen nga nderimet para memorialit”, thuhet nga të pranishmit në aktivitet.