Thaçi: Serbia “de facto” e ka njohur Kosovën
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Serbia me marrëveshjen e fundit tashmë e ka njohur “de facto” Kosovën.
Në një intervistë për të përditshmen austriake Die Presse, ai po ashtu ka pohuar se situata sot është pamohueshëm më e mirë, duke marrë parasysh se Serbia ka tentuar të bëj genocid para 15 vjetësh.
Kështu shkruan në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ku është botuar intervista.
Ndërsa në “Facebook” Thaçi shkruan: “Dje kam dhënë intervistë për gazetën e njohur austriake ‘Die Presse’ ku kam folur për koalicionin dhe programin qeveritar, të ardhmen e dialogut me Serbinë, obligimet ndërkombëtare të Kosovës, etj.”