Thaçi: Si më kërcënuan ndërkombëtarët për të votuar Specialen…

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar sonte se Gjykata Speciale është një padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës. Ndërsa, në lidhje me votimin për themelimin e kësaj Gjykate në vitin 2015 ai ka thënë se ka qenë i detyruar nga ndërkombëtarët.

“Gabimi ka qenë atëherë kur është votuar tek detyrimi i Bashkësisë Ndërkombëtare për ta themeluar atë gjykatë.

Kam qenë i detyruar me kërcënimin se do të marrin masa të tjera drastike në raport me vendin. Prandaj, kam peshuar mirë se si mund të shkonin gjërat dhe e kemi shtyrë për themelim Gjykatën Speciale.

Nuk ka gjykatë që mund ta fyej integritetin, krenarinë, dinjitetin e luftës time për çlirimin e Kosovës”, tha presidenti Thaçi në një intervistë në Klan Kosova.

SHKARKO APP