Thaçi sot në Tiranë, takon ministrin Bushati
Zv/ministri i Kosovës njëkohësisht ministër i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi do të pritet sot nga homologu shqiptar Ditmir Bushati.
Takimi që do të zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë nis në orën 09:30 minuta dhe do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.
Pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe përgatitja për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Tiranës e Prishtinës, e cila është parashikuar të zhvillohet në fund të marsit.