Thaçi spektakël tek Liqeni i Ujmanit

Zëdhënësi i KFOR-ti, Vincenzo Grasov, ka thënë se KFOR-i bëri thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje pas vizitës së Hashim Thaçit tek liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Për personat që e kanë përcjellë Thaçin gjatë kësaj vizite, Grasov ka thënë se është konfirmuar që kanë qenë pjesëtar të Policisë së Kosovës.

“Prezenca e sotme e Policisë së Kosovës në zonën e Gazivodës është konfirmuar. Këta ishin personeli i policisë përgjegjës për mbrojtjen e z. Thaçi, i cili po vizitonte zonën e Zubin Potokut”, ka shtuar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Garasov ka thënë se janë duke e shqyrtuar praninë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, dhe se aktualisht janë duke e monitoruar situatën me helikopterë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“KFOR po shqyrton praninë e Njësisë Speciale (ROSU). Për më tepër, KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën me patrulla dhe helikopterë”, ka përfunduar Grasov.

Thaçi sot ka qëndruar për vizitë në Liqenin e Ujmanit dhe në pikën kufitare në Bërnjak. Në një konferencë për media ka thënë se tek Liqeni i Ujmanit ka shkuar vetëm sa për t’u relaksuar.

Kjo vizitë e Thaçit tek Ujmani ka ardhur në kohën kur në Prishtinë mijëra protestues ishin mbledhur kundër tij dhe idesë së tij për korrigjim të kufijve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?