Thaçi: Sulmi me vezë ndaj zv/kryeministrit Hoti, i papranueshëm dhe i dënueshëm
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Thaçi e ka quajtur si një veprim të papranueshëm, të cilën nuk duhet arsyetuar në asnjë mënyrë.
”Sulmi me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar. Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme. HTH”