Thaçi sulmon BE-në: Po mbani të izoluar qytetarët e Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar sot se është e papranueshme që qytetarët e Kosovës janë të vetmit që janë të privuar për të lëvizur pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

Deklarata është bërë sot gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, që po mbahet në Prishtinë.

Sipas Thaçit, Kosova si asnjë vend tjetër në rajon ka zbatuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE për liberalizim të vizave, ndërsa sa i përket Marrëveshjes së demarkacionit nuk ka nevojë të diskutohet, sepse sipas tij kjo marrëveshje është e drejtë dhe është në interes për dy shtetet. Siç ka thënë ai, pengesat janë kryekëput politike dhe po e pengon sovranitetin e vendit.

Thaçi i ka pyetur ambasadorët se sa kufij shtetërorë kanë shënjuar kufijtë për shtetet para se Bashkimi Evropian t’i pranojë ato në BE.

Sipas presidentit, izolimi i kosovarëve duhet të marrë fund sa më shpejt, por fatkeqësisht Bashkimi Evropian duke mos u turpëruar fare po i mban të izoluar qytetarët e Kosovës, transmeton KosovaPress.

SHKARKO APP