Thaçi takim me ambasadorin e SHBA: Ndajmë të njëjtat vlera

Presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA-së, Philip S. Kosnett, me të cilin komentoi edhe temën e taksës. Gjatë takimit, Thaçi theksoi se për Kosovën është vitale miqësia me Amerikën.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkëta. Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperitet të vendit tonë.

Çelës për paqen është arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti dhe ambasadori Kosnett  u shpreh që është vitale të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësor për Kosovën. Kosova ka arritur kaq larg falë përkrahjes së gjithanshme të Shteteve të Bashkuara”, theksoi Thaçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?