Thaçi takim me të dërguarin e posaçëm të Trump për Kosovën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte do të ketë një takim zyrtar me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.
Në këtë takim, presidenti Thaci dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut dhe për hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.
Lidhur me çështjen e reciprocitetit, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka deklaruar që nuk e mbështetë idenë e Kurtit për futjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Zëdhënësi i tij, Dick Custin, deklaroi për REL se ambasadori Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën pa e zbatuar reciprocitetin. Gjatë vizitës në Prishtinë, para se të zgjidhej qeveria e re, Grenell porositi që heqja e taksës duhet të ndodhë në të njëjtën kohë edhe me ndërprerjen e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.