Thaçi takohet nesër me Papa Françeskun
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku nesër në orën 10:00 do të takohet me Papa Françeskun, në një audiencë private.
Përveç me kreun e Vatikanit, Thaçi do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin.
“I pari i vendit do të marrë pjesë edhe në drekën e shtruar nga Presidenti i Këshillit Papnor për Familjen, kryeipeshkvi Vincenzo Paglia”, njofton Klan Kosova.
“Thaçi, vizitën në Selinë e Shenjtë, do ta përmbyllë me pjesëmarrjen në meshën e shenjtë, të organizuar nën patronatin e Presidentit të Kosovës për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës”, bën të ditur kabineti i Presidentit.