Thaçi takoi kryetarin e parlamentit turk
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar edhe delegacionin e Turqisë të kryesuar nga Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar kryetarin Kahraman dhe delegacionin turk për mbështetjen që shteti i Turqisë i ka dhënë Kosovës para dhe pas pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman, ka uruar presidentin Thaçi për postin e ri dhe i ka shprehur mbështetjen e parlamentit turk për Kosovën.
Ai ka thënë se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy parlamenteve duhet të barten edhe nëpër institucionet e tjera.