Thaçi takon Biden – Përkushtimi amerikan për Kosovën s’ndryshon me administratën e re

Presidenti i Kosovës është takuar në SHBA me zëvendëspresidentin në largim të SHBA-së, Joe Biden, sipas një njoftimi që e ka bërë presidenti Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Përkushtimi personal i zëvendëspresidentit (amerikan) Biden për paqen në Kosovë, në rajon dhe më gjerë mbetet i përhershëm, sepse është interes strategjik i SHBA-së”, shkruan ndër të tjera Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka thënë se ai mbetët “i sigurt që ky përkushtim do të vazhdojë edhe gjatë administratës së re”.

Presidenti i Kosovës po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që disa ditë.

SHKARKO APP