Thaçi takon nesër Vuçiçin: Po pres me padurim të diskutoj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të përballen nesër në një panel diskutimi në, “European Forum Alpbach”.

Në këtë panel do të diskutohet për perspektivat e ardhshme të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Përveç Thaçit dhe Vuçiçit do të jetë edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Johannes Hahn, komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Twitter. Ai ka shkruar se është duke pritur me padurim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pres me padurim të diskutoj perspektivat e zgjerimit të BE në “Rorumalpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politik dhe ekonomik në Evropë”, ka shkruar Thaçi.

Express

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?