Thaçi takon zyrtaren e parë që e ndihmoi në dialogun me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Britani të Madhe, ku është takuar me personalitete të shumta.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se Kosova nuk e harron asnjëherë kontributin e çmuar të miqve të saj. Në takim ndohet edhe kryenegocatorja e parë në dialog, baronesha Ashton.
Më poshtë postimi i Thaçit:
Vizitën time në Londër, e fillova mbrëmë me një darkë së bashku me miqtë e Kosovës, gjeneralin Sir Mike Jackson, baroneshën Catherine Ashton, znj.Cherie Blair dhe ish ministrin për Evropë, Jim Murphy.
Këto personalitete përfaqësojnë periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës: përpjekjen për liri, çlirimin, pavarësinë dhe fillimin e procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kosova nuk e harron asnjëherë kontributin e çmuar të miqve të saj.