Thaçi-Trumpit: Me ndihmën e SHBA-së, Kosova do të arrijë marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, e ka falënderuar presidentin e SHBA-së Donald Trump, për vëmendjen e tij ndaj shtetit të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Twitter, Thaçi duke lavdëruar të dërguarin special të Trumpit, Richard Grenell, thotë se me punën e tij do të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadori Grenell, pas vizitës që i bëri Kosovës arriti dy marrëveshje atë, për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, dhe gjithashtu marrëveshje për transportin hekurudhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çështjen e linjës ajrore, Trump e kishte përshëndetur duke e quajtur historike.

Ndërkaq, Grenell është duke kërkuar heqjen e tarifës 100 për qind dhe rifillimin e dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?