Thaçi uron presidentin amerikan, Donald Trump, për marrjen e detyrës

 Prishtinë, 20 janar 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për marrjen e detyrës së re.

“Ju uroj për detyrën e re, Shkëlqesia Juaj, president Trump. E mirëpresim energjinë dhe pasionin që keni dëshmuar për përgjegjësinë tuaj në krye të shtetit”, është shprehur presidenti Thaçi në urimin e tij.

“Kosova i ka gjithmonë sytë e drejtuar nga Uashingtoni. Jemi krenarë që ndajmë të njëjtat vlera, prioritete dhe aspirata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka thënë në urimin e tij presidenti Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi konsensus të plotë në Kosovë për miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për marrëdhëniet tona speciale”, theksoi presidenti Thaçi, i cili shtoi se “i gëzohemi mundësisë që të zhvillojmë tutje këtë miqësi me juve president Trump”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Thaçi është kthyer nga një vizitë zyrtare në SHBA, javën e kaluar, ku ka takuar zyrtarët më të lartë të SHBA-së, përfshirë edhe ata të ekipit të presidentit Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?