Thaçi uron sekretarin e ri të Kombeve të Bashkuara

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar sekretarin e ri të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, për marrjen e detyrës.

 Në telegramin e urimit, presidenti Thaçi ka shprehur bindjen dhe besim e tij për përkushtimin e sekretarit Guterres në forcimin e rolit të organizatës më të rëndësishme globale të kombeve dhe shteteve të lira.

 Ky është telegrami i presidentit Thaçi dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara:

Swiss Digital Desktop Reklama

 Shkëlqesia Juaj,

Swiss Digital Mobile Reklama

 Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, Ju uroj marrjen zyrtare të detyrës së sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

 Republika e Kosovës si shtet i ri dhe demokratik po jep kontribut të vazhdueshëm për paqen në rajon, për rritjen e bashkëpunimit me shtetet fqinje dhe realizimin e synimeve euroatlantike.

 Shteti ynë dhe institucionet e tij zotohen për bashkëpunim të ngushtë me Ju dhe mbeten të përkushtuara në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara.

 Shpreh bindjen dhe kam besim të plotë për përkushtimin tuaj në forcimin e rolit të organizatës më të rëndësishme globale të kombeve dhe shteteve të lira.

 Hashim Thaçi

 President i Republikës së Kosovës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?