Thaçi: Ushtria e Kosovës mbështetet edhe nga ndërkombëtarët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit në Bruksel, në një deklaratë për mediat tha se themelimi i Ushtrisë së Kosovës ka marrë mbështetjen e vendeve më të fuqishme të botës.

“Themelimi i Ushtrisë së Kosovës është një punë e kryer, ka marrë mbështetjen më të fuqishme prej vendeve më të fuqishme të botës. Kam marrë një mbështetje edhe para fillimit të punës së seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, edhe 8 vendeve  të cilët dolën publikisht me një deklaratë të përbashkët.

Dëshiroj të falënderoj gjithë këto vende, Francën, SHBA-në, Kuvajtin, Poloninë , vende që i dhanë mbështetjen e duhur por tek i fundit ky është një vendim i Kosovës, i të zgjedhurve dhe institucioneve të  vendit. Duhet  të fokusohemi në fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës, profesionalizimin cila është dhe do të mbetet në shërbim të qytetarëve, në territorin e Kosovës, ndaj dua të theksoj se themelimi i ushtrisë është një punë e kryer dhe e afirmuar në rrafshin ndërkombëtar”, u shpreh ai.

 

SHKARKO APP