Thaçi: Vendimi i Kushtetueses për pronën kishtare në Deçan, i bazuar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronën kishtare në Deçan.

Sipas tij, vendimi bazohet në Konventën Evropianë për të Drejtat Evropiane.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth pronës kishtare në Deçan është i bazuar në Kushtetutë të Shtetit dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kosova është shtet ligjor ku vendimet gjyqësore respektohen. Prona është e patjetërsueshme, e kujtdo qoftë ajo”, thuhet në publikimin e tij në Facebook.

SHKARKO APP