Thaçi: Vetëm mbi trupin tim mund të preket ndonjë milimetër e Kosovës

Në Samitin e Diasporës në Tiranë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se askush nuk mund të flasë për territoret e Kosovës.

Ai ka thënë se “vetëm mbi trupin e tij mund të preket ndonjë milimetër e Kosovës”.

Këto deklarata të çuditshme vijnë pikërisht nga njeriu që ka propozuar ndarjen e Kosovës, duke i dhënë Serbisë tokë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe propozuesit për konferencë ndërkombëtare, e kam këshilluar të heq dorë dhe ka hequr dorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkohet nga ju zgjim që t’i ndërprisni këto ide që nuk janë në interes të kombit.

Shkëmbimi i territorit kurrë nuk do të ndodhë.

Për shkëmbim territoresh kanë folur edhe më herët. Atë që dua të theksoj edhe kjo, shkëmbimi i territoreve është pazar, nuk do të lejoj. Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim, nuk guxon askush ta prekë një milimetër të Kosovës.

Askush nuk mund ta prekë as ta cenojë. Ata që flasin sot, janë miqtë e Millosheviçit, që i ka ndihmuar Millosheviçit dhe Radojçiçit”, u shpreh Thaçi në fjalën e tij të mbajtur në Samitin e Diasporës të organizuar në Tiranë.

Por Hashim Thaçi është njeriu që vetë ka propozuar korrigjim territorial me Serbinë në këmbim të njohjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?