Thaçi, vizitë zyrtare në Berlin

 

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Berlin, ku nesër do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë shtetërorë gjermanë, të Bashkimit Evropian dhe të rajonit.

Zëvendëskryeministri Thaçi do të marrë pjesë edhe në konferencën e shtatë të ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore të organizuar nga Instituti Aspen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nikoqir i konferencës do të jetë ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili do t’u drejtohet pjesëmarrësve edhe me një fjalim rasti, ndërsa përveç shefave të diplomacisë të shteteve të rajonit i pranishëm do të jetë edhe ministri i jashtëm italian, Paolo Gentiloni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë konferencë ministrat e jashtëm të Evropës Juglindore do të diskutojnë çështje të rëndësishme të karakterit rajonal dhe global, duke përfshirë edhe tërheqjen e investimeve dhe përmirësimin e kornizës ligjore dhe të biznesit në Ballkanin Perëndimor si dhe integrimet euroatlantike në kohë krizash.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?