Thaçi viziton Ujmanin. Zemërohen serbët, kritika edhe nga Veseli

Vizita e shkurtër e presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit ka zemëruar serbët. Pas deklaratave të ashpra në Beograd nga presidenti Vuçiç, sipas të cilit kjo vizitë shkel marrëveshjet e Brukselit, dhjetëra serbë të Kosovës bllokuan pasditen e së shtunës rrugën Mitrovicë-Bërnjak.

Ata vendosën dy kamionë në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin në Zubin-Potok.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka kërkuar nga qytetarët e komunave serbe të veriut të Kosovës që të largohen nga barrikadat e vendosura në rrugën Mitrovicë-Bërnjak, gjë që ndodhi pas 5 orësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, ishte vet Vuçiç, ai që në një konferencë të jashtëzakonshme nga Beogradi, duket se i hodhi benzinë zjarrit, duke thënë se nga 26 marsi e deri më sot, Kosova ka kërcënuar për herë të tretë paqen dhe qetësinë e serbëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, Kosova po e bën një gjë të tillë për të destabilizuar Serbinë dhe serbët atje. Presidenti Thaçi bëri një xhiro në Ujman me skaf, e më pas dha një deklaratë për mediet. Por, vizita e tij është kritikuar në Prishtinë, ku në atë kohë protestonte opozita.

“Hashim Thaçi duhet t’i ngelet së kaluarës. Populli nuk i nënshtrohet një njeriu në idenë e tij për shkëmbim të territorit”, tha kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në atë tubim.

Një reagim për të gjitha palët erdhi në orët e mbrëmjes edhe nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, me një status në Facebook.

“Sot, Kosova nuk fitoi asgjë. Sot humbën qytetarët e saj, u lëndua besimi i tyre në shtetin e Kosovës. Sot fituan inatet kundër njëri-tjetrit dhe manipuluesit politikë”, shkruan Veseli.

“Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, me sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, kufijtë dhe Veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të gënjeshtërta patriotike kundër njëri-tjetrit”, thuhet në reagimin e Veselit, ku ai i cilëson si “të rrezikshme për vendin”, situata manipuluese të tilla si ato që ndodhën të shtunën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?