Thaçi: Vuçiç nuk e bojkotoi takimin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar se nuk beson që ka ndodhur bojkot nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Thaçi tha se sot kanë ndodhur takimet me Frederica Mogherini dhe pastaj ndodhin takimet tritareteral.

“Sot kanë dialogur përmes zonjës Mogherini që ka qenë edhe më herët procedur dhe praktikë por është konstatuar që dallimet shumë të thella dhe jemi në pozicione shumë të largëta, për këtë arsye ka mbetur që të punohet në substancën e angazhimeve dhe ideve tona në mënyrë që në ditët e ardhshme të kemi një progres më të prekshëm, pra ka pas pajtim në mes meje dhe Vuçiqit që këto dallime t’i kalojmë në ditët e ardhshme  dhe jo në ballafaqime nga distanca por në mirëkuptimin e delegacioneve me lehtësimin e bashkimit Evropian”, tha ai.

Sipas tij, marrëveshja Kosovë Serbi do të miratohet nëpërmjet referendumit të qytetarëve në Kosovë.

SHKARKO APP