Thaçi: Vullneti i qytetarëve turq më i fuqishëm se çdo tank


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” për ngjarjet në Turqi.

Ai ka thënë se ka përcjellë me vëmendje zhvillimet në Turiq dhe se u dëshmua që vullneti i qytetarëve turq ishte më i fuqishëm se çdo tank, transmeton Koha.net.

“Zhvillimet dramatike dhe tentimi për puç në Turqi u përcollën me vëmendje edhe nga institucionet dhe populli i Kosovës. Vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se çdo tanke”, shkruan Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai, më tej, thotë se përgëzon të gjitha ata që përballuan me urtësi dhe vendosmëri këtë sfidë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ngadhënjimi i institucioneve legjitime në Turqi tregoi se demokracia është e pasfidueshme. Në emër të popullit të Kosovës uroj që në Turqi të ketë paqe dhe stabilitet. I përgëzoj të gjithë ata që këtë sfidë e përballuan me urtësi, por edhe me vendosmëri”, shtoi Thaçi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?