Thellohet bilanci i viktimave, vdes nga Covid-19 dekani i Fakultetit të Agrobiznesit në Pejë

Dekani i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin e Pejës, Bakir Kelmendi ka humbur jetë nga Covid-19. Lajmin e ka konifrmuar Ali Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se Kelmendi ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit teksa ka kërkuar kujdes të shtuar në respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë të infektuar 6917 persona, ndërkohë kanë humbur jetën 169 prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?