Thellohet tragjedia në Kosovë, ndërron jetë edhe 30-vjeçarja që qëlloi për vdekje 45-vjeçarin dhe nusen e xhaxhait
Ka ndërruar jetë edhe e dyshuara e vrasjes me armë zjarri të 45-vjeçarit, I. Brahimi dhe nuses së xhaxhait të saj Miradije Gashi.
30-vjeçaja A. Gashi pasi vrau 45-vjeçarin dhe nusen e xhaxhait, qëlloi me armë edhe veten, ku prej mbrëmjes së djeshme ndodhej në spital, ndërsa sot ka ndërruar jetë.
NGJARJA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur.
Raportohet se një 30-vjeçare e identifikuar si A. Gashi ka qëlluar me armë zjarri 45-vjeçarin I. Brahimi, teksa ky i fundit ndodhej në mjetin e tij.
Më pas autorja e dyshuar është futur në banesën e nuses së xhaxhait, duke e qëlluar edhe atë të fundit, të identifikuar si M.Gashi, 73-vjeçare, e cila ka humbur jetën këtë të hënën në spital.
Pasi ka qëlluar nusen e xhaxhait, 30-vjeçarja ka plagosur edhe veten, ndërsa humbi jetën sot në spital.
Motivet e ngjarjes së rëndë ende nuk janë zbardhur, ndërsa paraprakisht dyshohet se autorja ka pasur një lidhje dashurie me 45-vjeçarin që mbeti i vdekur.
KOHA JONË SONDAZH

