Therën me thikë 60-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit e mitur shqiptarë (Detajet)

Në fshatin Vitomiricë të Pejës, të premten është vrarë një 60-vjeçar. Për këtë vrasje, të dyshuar janë dy vëllezër të mitur, të cilët janë arrestuar. Sipas Policisë motivet ende nuk dihen, por mes këtyre dy familjeve fqinje ka pasur ngatërresa edhe më herët.

Lagja Vitomirica e Pejës është tronditur pasditen e sotme pasi një 60-vjeçar është therur me thikë. Të dyshuar për këtë vrasje janë dy vëllezër të moshës nën 18 vjeç.

Banorë të këtij fshati kanë treguar se njëri është 15 e tjetri 17 vjeç. Mediat kosovare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth 200 metra larg shtëpive të tyre, në rrugën kryesore të lagjes.

Motivet nuk dihen ende, por në fshat treguan se ato dy familje ka disa vjet që janë në konflikt me njëra tjetrën.

SHKARKO APP